Policia e Kosovës seriozisht ia mësyn veriut

 

Prishtinë, 9 maj - Policia e Kosovës pritet t’ia mësyjë veriut në javë e tretë të majit. Atje synohet të goditen rrjetet kriminale në bazë të një plani operativ dhe të vendoset rendi dhe ligji.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ka thënë për gazetën “Express”, se pas të enjtes pritet “të ketë diçka” për fillimin e veprimeve në këtë pjesë të vendit.

Fillimit të operacioneve të goditjes së krimit atje është duke i paraprirë një freskim i brendshëm i Policisë së Kosovës, e cila ka filluar disa ndryshime në hierarkinë e vet komanduese që kanë të bëjnë me këtë zonë problematike, e të dal jashtë kontrollit.

Këto ndryshime pritet të përfundojnë brenda pak ditëve, para se atje të nisin aksionet për goditjen e disa pikave të krimit të organizuar.

Burime të gazetës thonë se këto aksione nuk është e mundur të jenë shumë spektakolare, port ë jenë mjaft praktike.

Më shumë se dy vjet pritje të EULEX-it, veriut mbetet vrima e zezë e të këqija në Kosovës. Dhe, për ndryshim të situatës atje, Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme i kanë kërkuar EULEX-it një bashkëveprim në goditjen e disa pikave kyçe të krimit.

“Aktualisht nuk ka asgjë të re që pritet të ndodhë për ndonjë aksione të përbashkët ndërmjet EULEX-it dhe Policisë së Kosovës apo plan veprimi për veriun”, ka thënë për Express, James Nickolls, zëdhënës i EULEX-it./Koha/

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat