Kosova ka filluar të blejë armë për Policinë, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Doganat dhe Shërbimin Korrektues. Brenda vitit 2010 janë blerë pushkë, pistoleta dhe municion në Gjermani, Austri, Zvicër dhe Turqi.
Ndërkaq, eksploziv dhe mjete piroteknike, vendi blen nga Greqia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Kroacia. Vlera e katre armëve dhe parave të shpenzuara ende nuk dihet, sepse llogaritjet janë duke u bërë, thuhet në një dokument të siguruar nga gazeta Express./indeksonline/