Flamuri gjigant serb midis Kosove

Një flamur gjigant i Serbisë është ngritur në mes të Kosovës. Mbishkrime përplot nacionalizëm dhe propagandë kundër shtetit të Kosovës, përmban ky flamur. Sukseset e tenistit të njohur serb, Novak Gjokoviq në turnirët nëpër botë, i kanë inspiruar të rinjtë serbë të fshatit Prilluzhë të Vushtrrisë, të ngritin një flamur gjigant në këtë fshat.

Të rinjtë serbë nga ky fshat, me mbështetjen e pushtetit vendor paralel, të famullisë, shkollës fillore dhe sindikatës së JPPK “Kosova-Obiliq”,  për siç thuhet mirënjohje për “mbrojtjen e Kosovës në kuadër të Serbisë, kanë bërë një flamur të Serbisë me dimensione 50 x 5 metra dhe e kanë vendosur në hyrje të kishës, në një shtyllë të antenës, 30 metra të gjatë, njoftojnë mediat lokale serbe.

Për më tepër flamuri përmban edhe mbishkrime nacionaliste serbe. “Nga Prilluzha, deri në qiellin e largët, aq nga ne ka dashuri për ty Nole. Populli yt në Kosovë të dëshiron që Zoti t’i ruaj duart tua”, thuhet në flamur.

Para se të ngritët, flamuri serb ishte shenjtëruar nga prifti lokal Vlaskoviq Milosh./indeksonline/

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat