
Kopja e kontratës që pretendohet të jetë ajo e lidhur mes Qeverisë dhe konzorciumit amerikano-turk “Bechtel-Enka” për ndërtimin e aututastradës Vërmicë-Merdarë, ka mbi 100 faqe, përmban logon e Qeverisë dhe të konzorciumit, por nuk është e nënshkruar apo e vulosur.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Visar Imeri, duke bërë publike këtë dokument, në ambientet e Kuvendit të Kosovës, thanë se ajo u është dërguar atyre të dyve në adresat e shtëpisë nga persona që ata nuk i njohin. Mirëpo ata besojnë që kopja është marrë nga origjinali.
Deputeti Albain Kurti tha se kontrata po analizohet nga ekspertët e kësaj lëvizjeje dhe gjatë ditës do të jepen edhe komentet rreth të dhënava të saj.
Deputetët thanë se mbase insistimi i vazhdueshëm i Vetëvendosjes, që kjo kontratë të bëhet publike, ka bërë që dikush t’ua dërgoj atyre këtë kopje të kontratës./Lajmifundit/