Ibrahim Makolli merr Diasporën

Pas themelimit të Ministrisë, tashmë dihet edhe udhëheqësi i saj. Zyra e kryeministrit nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se kryeministri Thaçi ka emëruar Ibrahim Makollin për Ministër të Diasporës.

“Në mbështetje të nenit 94 paragrafi 1 dhe 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 6 të Rregullores nr.02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive, dhe me qëllim të rritjes së performancës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim të emërojë .Ibrahim Makolli, Ministër të Diasporës”, thuhet në vendim. /indeksonline/

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat