Vritet një i ri në Prishtinë

Një i ri ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pas plagosjes në afërsi të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, konfirmojnë për Telegrafin zyrtarë policorë.

Sipas burimeve, rasti ka ndodhur si pasojë e një përleshje midis nxënësve. Mësohet se i vrari është nxënësi i gjimnazit Muhamet Cakaj (19), ndërsa nxënësi tjetër Adnan Kadrolli (19) ka mbetur i lënduar rëndë.

Zëdhënësi i QUKK-së, Shpend Fazliu, bëri të ditur se rreth orës 12:45, në Qendrën Emergjente janë sjellë dy persona të lënduar. “Janë sjellë dy pacientë në gjendje të rëndë, njëri nga ta pa shenja jete, përkundër përpjekjeve të mjekëve, pacienti nuk ka arritur të kthehet në jetë, kurse pacienti tjetër po vazhdon të ekzaminohet në QKUK”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë.

Policia ka arritur ta arrestoj të  dyshuarin T. K., si të përfëshirë në këtë vrasje, ndërsa personi tjeter gjendet në arrati dhe dyshohet të jetë nxënës i gjimnazit “Sami Frashëri”. /Telegrafi/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat