
Pavarësisht kësaj, shtatë profesorët e larguar nga Fakulteti i Studimeve Islame, të cilët pretendojnë se janë dëbuar dhunshëm dhe padrejtësisht nga detyra e ligjëruesve në këtë institucion arsimor, me vendim të krerëve të Bashkësisë Islame, kanë reaguar ndaj zgjedhjes së Qazim Qazimit si dekan i Fakultetit të Studimeve Islame. “Zgjedhja dhe emërimi, javën e kaluar, i Qazim Qazimit dekan të FSI-së me profesion filolog i letërsisë shqipe, në moshën tij 65-vjeçare, është në kundërshtim edhe me ligjin e vendit, duke injoruar të gjithë kandidaturat e kandidatëve të tjerë meritorë, të paraqitur disa herë në konkurse zyrtare, me tituj shkencorë në fushën e ngushtë të studimeve islame, është veprim me prapavijë tendencioze, pas të cilit fshihen qëllime dhe interesa të ngushta të vetë myftiut të Kosovës, Naim Tërnava dhe shokëve të tij të ngushtë”, thuhet në reagimin e ish-profesorëve të FSI-së, dërguar mediave.
Në reagimin e tyre, profesorët Musa Vila, Lulzim Esati, Xhabir Hamiti, Sabri Jonuzi, Enver Xhiha, Idriz Bilalli dhe Emin Behrami, kanë deklaruar se emërimi i profesor Qazimit në postin e dekanit të këtij Fakulteti, do t’i mundësojë kryetarit aktual të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavës dhe shokëve të tij, që të mbizotërojnë në procesin mësimor në Fakultetin e Studimeve Islame, duke emëruar dhe shkarkuar kuadro sipas preferencave dhe shijes individuale dhe jo sipas kritereve akademike dhe shkencore./indeksonline/