Kuvendi i Kosovës diskutoi për Ramush Haradinajn në një seancë të jashtëzakonshme. Deputetët thanë shumë fjalë mirëadije e mbështetjeje për mbrojtjen e Haradinajt në Hagë. Fatmir Limaj kritikoi më së shumti qeverinë se sa deputetët e opozitës.
Ai kërkoi që qeveria të bëjë më shumë dhe të mos sillet si një vend që është vetëm deklarativisht i pavarur.
"Ende po sillemi si dikur. Si vend nën protektorat. Veq me fjalë jemi të pavarur por jo në vepra. Duhet veprime konkrete dhe qeveria të formoj një fond për mbrojtjen" ishin fjalët e Limajt. Në fund Kuvendi i Kosovës votoi rekomandimet që i kërkojnë qëverisë së Kosovës ta mbështes institucionalisht mbrojtjen e Haradinajt dhe të tjerëve . /indeksonline/