BBC reportazh: 100 kriminelë shqiptarë, jetojnë të lirë në Britani

LONDER- Më shumë se 100 kriminelë të rrezikshëm shqiptarë mund të fshihen në Britaninë e Madhe, disa prej tyre mendohet të jetojnë në Londër, bëhet e ditur në një dosie sekrete që policia e Tiranës i ka dërguar Scotland Yard, policisë britanike. Në një reportazh prej gati 5 minutësh i transmetuar dje në faqen online të BBC shprehet shqetësimi dhe rreziku ndaj këtyre personave të cilët kanë kryer krime në Shqipëri, janë të dënuar në mungesë, dhe jetojnë të lirë në Britaninë e Madhe. 

VRASJA DHE JETA NE BRITANI
Gazetarët e BBC-së në Guy Smith and Lee Sorrell tregojnë historinë e Marash Gjokës, shqiptarit të dënuar me 20 vjet burg për një vrasje të kryer në 1999 dhe që jetonte i lirë në Londër deri në fillim të këtij viti. Në janar të 2011 policia arriti të binte në gjurmët e tij dhe t'i vinte prangat. Aktualisht ai ndodhet në burg në pritje të përfundimit të procedurave për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Marash Gjoka është një prej 100 shqiptarëve të kërkuar për krime në Shqipëri, që prej vitesh vazhdojnë të fshihen në Britaninë e Madhe duke iu shmangur dënimit. 

Në maj të 1999 Marash Gjoka vrau Tonin Doshin. Menjëherë pasi krimit ai kishte mbërritur në Angli dhe kishte kërkuar azil si emigrant kosovar, që ishte larguar nga lufta në Kosovë. BBC kishte mësuar se prej 10 vitesh 48 vjecari, i cili njihej në Angli me emrin Mark Toma jetonte në Caatford, në juglindje të Londrës së bashku me gruan e tij dhe dy fëmijët adoleshentë. 

Policia e Scotland Yard kishte arritur të binte në gjurmët e tij falë regjistrimit të kamerave në një autobus, kur Marash Gjoka së bashku me bashkëshorten e tij, Drane po udhëtonin në rrugën Catford High. 
Dedektivët kishin ndjekur bashkëshortjen e tij e cila pa dashje i kishte cuar drejt burrit të saj, në një moment kur apo ishin ndalur në një dyqan për të bërë pazar. 
Kur fillimisht policia kishte vajtuar në shtëpinë e Zonjës Gjoka në Catford, ajo u kishte thënë se bashkëshortin e saj e kishin vrarë në Shqipëri 10 vite më parë. Por deklarata e saj u ishte dykur e dyshimtë policëve britanikë dhe ishin vënë në ndjekje të saj. 

REAGIMI I FQINJEVE
Fqinjët tregojnë për BBC se ata e kishin njohur Mark Gjokën si një njeri miqësor, i qetë që madje i kishte ndihmuar në shtëpi.
Pyetjes së gazetarit të BBC se sa të shokuar janë ato tani që mësojnë se mark Gjoka nuk ishte thjesht një bojaxhi, por një kriminel, i cili ishte dënuar në mungesë në Shqipëri ata I përgjigjen të habitur: Një vrasës?!... Jo nuk ia kemi idenë.” 

BBC NE LEZHE, KU NDODHI VRASJA
Më pas gazetarët e BBC udhëtojnë drejt Lezhës, qytetit të vogël verior ku Mark Gjoka kreu vrasjen në 1999. Atje ata takojnë të ëmën e viktimës, Tonin Doshi. 
“Me të vra djalin, si thua ti, si të thotë mendja se do ndihem. Ai nuk kishte bërë asgjë. Nëse do të kishte bërë gjë, atëherë ashtu të ishte, por ai (vrasësi) vrau djalin tim dhe më pas qëlloi në ajër në shenjë triumfi. Më ka vrarë djalin më të mirë të familjes Doshi.”- u tregon Pashkë Doshi, mamaja e viktimës e cila vazhdon të derdhë lot për humbjen e djalit të saj.

INTERPOLI I TIRANES: KRIMINELET QE FSHIHEN NE LONDER
Më pas gazetarët e BBC udhëtojnë drejt Tiranës për të takuar Pëllumb Gjokën, kreun e interpolit në Tiranë. “Nga shërbimet tona të inteligjencës ne mendojmë se ka më shumë se 100 kriminelë nga Shqipëria të cilët aktualisht jetojnë në Angli.”
“Ata janë në kërkim ndërkombëtar për krime të rënda si vrasje, tentativë vrasjes,prostitucion dhe drogë”- u deklaron Gjoka gazetarëve londinezë.

Në reportazh gazetarët përpiqen të marrin në intervistë dhe bashkëshorten e Mark Gjokës e cila del nga gjykata ku do merrej vendimi për ekstradimin e Gjokes.
“Pse e fshehët bashkëshortin tuaj, kur e dinit që ishte dënuar për vrasje. A keni turp për këtë zonja Gjoka”- e pyesin gazetarët, teska gruaja largohet pa u dhënë asnjë përgjigje.
Në reportazh BBC përmendet dhe Ilir Kumbaro, ish shikasi të cilin BBC zbuloi se si jetonte në Londër, dhe vazhdon të jetojë atje. “Disa nga ata njerëz vazhdojnë të përbëjnë rrezik. ...Është sigurisht e vërtetë që disa prej tyre kanë potencial për të kryer vepra të dhunshme, dhe këto do jenë të parët që do jenë gjithmonë në kërkim.“- ” – deklaron dedektivi Beka Duffin.
Policia britanike nuk disponon shifra të sakta të numrit të shqiptarëve të arratisur që ndodhen në Londër, por pranon se ndoshta ka shumë shqiptarë që ashtu si Mark Gjoka vazhdojnë të jetojnë nën një identitet të rremë.(BalkanWeb)

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat