Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar ndaj shkrimeve se rigjykimi i pjesshëm i Ramush Haradinaj do të mund të zgjasë për 13 muaj, janë të pasakta.Në një njoftim të kësaj partie thuhet se informacioni që ka AAK, i demanton ato raportime si një mbivlerësim qenësor në lidhje me periudhën dhe kohëzgjatjen e procesit.
“Ne besojmë që rigjykimi i pjesshëm duhet të përmbyllet në kuadrin e disa javëve, por ekziston mundësia që do të nevojiten disa muaj, deri në shpalljen e verdiktit final.Të enjten do të ketë një Konferencë Statutore lidhur me Rastin Haradinaj dhe aspektet që lidhen me rigjykimin e pjesshëm. Pas kësaj, ne si AAK presim që mbrojtja e Kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj, do të përgatisë një deklaratë rreth datës së mundshme të fillimit të rgjykimit të pjesëshëm dhe kohëzgjatjes së tij”, thuhet në reagim. /Indeksonline/