
Policia e ka konfirmuar rastin dhe është duke hetuar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental. Dëshmitarët besojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ngase kanë dëgjuar kur veturës i janë thyer xhamat dhe brenda është vënë një masë eksplozivi.
“Rreth orës 5 të mëngjesit dy vetura të EULEX-it janë djegur në rrugën Ferat Dragaj. Ekspertët e zjarrit pritet ta konstatojnë nëse zjarrvënia ka qenë e qëllimshme apo aksidentale”, ka njoftuar zyra për informim e Policisë së Kosovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Shpërthimi i veturës ka shkaktuar panik te banorët e kësaj lagjeje.
Kohavisionin ka siguruar fotografitë vetëm pak minuta pas zjarrit Jo zyrtarisht mësohet se 3 persona i kanë vënë zjarrin veturës dhe kanë ikur në drejtim të panjohur./koha/