Shpërthim në Ferronikel, 2 të lënduar

Së paku dy punëtorë janë lënduar pas një shpërthimi të fuqishëm, që ka ndodhur në mesnatë në Ferronikel. Shpërthimi i ndodhur në furrën elektrike ka zgjatur më shumë se 15 minuta dhe është ndie edhe nga lokalitetet e afërta me këtë Fabrikë. Policia ka urdhëruar evakuimin e përkohshëm të banorëve, deri në kalimin e rrezikut. Menaxhmenti grek i Ferronikelit nuk ka lejuar ekipin e KTV-së që të xhirojë në vendin e shpërthimit, duke minimizuar atë që ka ndodhur. Por punëtorët kanë thënë se janë kushtet e punës dhe mospajisja adekuate që kanë shkaktuar shpërthimin. Policia e Kosovës ka nisur hetimet për atë që kanë ndodhur e që e sheh si shkaktim të rrezikut të përgjithshëm./indeksonline/

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat