Limaj donte ta ekzekutonte Blerim Kuçin

Urdhri ishte i prerë: Kushdo që do të guxonte ta lironte Blerim Kuçin e priste plumbi. Kuçi që konsiderohej dezertor nuk mund të lirohej. Aq më pak kur arrestimin e tij e kishte kryer personalisht ish-komandant Çeliku.

Ish-mbikëqyrësi i të ashtuquajturit burgu i Kleçkës i themeluar dhe kontrolluar nga UÇK-ja gjatë vitit 1998-1999 ka thënë se këtë urdhër e kishte marrë nga komandant Çeliku që të mos guxonte ta lironte, ndryshe do të vritej. Ky ish-pjesëtar i UÇK-së që tashmë identifikohet si dëshmitari “X” i ka rrëfyer prokurorit special Maorizio Salustro prej ditës së parë kur i është bashkuar UÇK-së e deri ditën që u është dorëzuar autoriteteve, shkruan sot “Koha Ditore”. Dëshmitari bashkëpunues që nuk do të ndiqet penalisht as për vrasjen e dy serbëve të cilat thotë se i ka kryer vetë me urdhër të Fatmir Limajt ka rrëfyer gjerë e gjatë në disa intervista të zhvilluara gjatë vitit të kaluar. Ai ka folur për arrestimin e Blerim Kuçit, kryetarit aktual të Suharekës dhe lirimin e tij “diplomatik” nga ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së.

“Kur u lirua Blerim Kuçi sipas urdhrit të Sokol Dobrunës, Fatmir Limaj filloi ta mallkonte atë. Blerim Kuçi ishte një komandant në zonën e Suharekës. Sipas thashethemeve që i kam dëgjuar ai gjoja u kishte thënë ushtarëve të tij t’i linin armët e tyre dhe të iknin për në Shqipëri. Për këtë arsye vetë Fatmiri e kishte arrestuar atë dhe personalisht e kishte dërguar në burgun e Kleçkës”, i ka thënë dëshmitari prokurorit, dëshmitë e të cilit i ka siguruar gazeta “Koha Ditore”.

Gazeta ka siguruar dëshminë e tij rreth 200 faqe në të cilën ka bërë skica e sqaruar ato që kishte shkruar në ditarin e tij. Kur ai ia shkruante para emrin të ndonjë të burgosuri “plus” kjo nënkuptonte që ai ishte ekzekutuar. Dëshmitari “X” që është emër i njohur për redaksinë ka thënë se ka kryer vrasje me urdhër të Limajt. Për këtë vrasje të dyfishtë atij i ishin rrahur krahët nga Limaj. Një pjesë të madhe të dëshmisë ky dëshmitar ia ka kushtuar Blerim Kuçit i cili refuzoi të dëshmon për prokurorinë dhe u ndëshkua me një muaj burgim. Sipas këtij dëshmitari, Limaj kishte thënë për Kuçin se duhej të ekzekutohej.

“Kuçi ishte burgosur për ca kohë dhe ishte mbajtur në shtëpinë kryesore. Kur e sollën në kamp, Limaj më tha nëse e liron këtë do të të vras. Ky duhet të ekzekutohet. Pas disa ditësh Dobruna e lëshoi urdhrin me shkrim ku thuhej se ai dëshironte që Kuçi të çohej pranë tij. Unë e mora letrën por më vinte keq që nuk munda ta ekzekutojë urdhrin e Dobrunës”, ka thënë dëshmitari “X”. /koha/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat