Prizren: Kapen hajnat e xhamive

Hetues policorë të Prizrenit kanë punuar me rroba civile për të kapur dy të dyshuar që u kishin rënë me rend xhamive të qytetit për t’i vjedhur.

“Janë arrestuar dy të mitur në cilësi të personave të dyshuar se të njëjtit, në bashkëveprim kanë kryer vjedhje të rënda, kryesisht kanë thyer xhamitë në Prizren (16 sosh) dhe nga aty kanë vjedhur gjithçka kanë mundur. Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe pas intervistave, me urdhër të prokurorit janë ndaluar në objektet mbajtëse të policisë. Hetuesit, pasi kanë siguruar informacione të mjaftueshme për rastin kanë nisur me kërkimin e mallit të vjedhur./indeksonline/

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat