
Kurti me xhepat e nxjerrë jashtë që simbolikisht paraqet varfërinë e qytetarëve për shkak të hajnisë së pushtetarëve, tha se shqiptarët duhet t’i ndërpresin bisedimet me Serbinë.
Duke iu drejtuar qytetarëve para Teatrit Kombëtar, lideri i Vetëvendosjes tha se nëpërmjet negociatave në Bruksel është duke u vjedhur territori i Kosovës. Sipas tij, Qeveria e Kosovës shkon në bisedime sepse “është korruptuar dhe e ka bishtin e zënë”.
Në kohën kur anëtarë të Vetëvendosjes shpërthyen ballonët me figurat e Thaçit, Kurti tha se ”do t’i largojnë hajnat nga pushteti”.
Shpend Ahmeti tha para protestuesve se bina e Vetëvendosjes është larguar me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme, mirëpo sipas tij, nuk kanë mundur t’i ndalojë të flasin, pasi për 5 minuta e kanë rregulluar tjetrën.
Protesta e organizuar nga Lëvizja “Vetëvendosje” në kryeqytet ka përfunduar e qetë dhe pa asnjë incident.
(rtk-agjencitë)