Namazi i xhumasë - 24.06.2011

Besimtarët myslimanë janë penguar nga policia, derisa ata po e falnin namazin e Xhumasë në ambient të hapur në shenjë proteste për mos ndarjen nga Komuna të një trualli për ndërtimin e xhamisë. Policia e Kosova ka ndërhyrë tek besimtarët që po faleshin tek udhëkryqi afër Trekëndëshit në Prishtinë pasi ata e kishin bllokuar rrugën, për ta bërë të mundshme që të kalonin veturat.

Besimtarët e kanë kundërshtuar policinë duke kërkuar vetëm disa minuta sa për ta falur namazin, por pas refuzimit të policisë, ka ardhur deri tek konfrontimi, në ndihmë të policëve ka ardhur edhe njësiti special i Policisë së Kosovës që ka rezultuar me arrestimin e dy personave.

Më së keqi nga kjo pësoi Hydajet Hasani, i cili i shëndoshë kishte dalë nga shtëpia për të falur namazin e xhumasë, por u kthye me shumë lëndime, i fyer dhe i maltretuar pasi që ishte arrestuar nga policia.

Në emisionin “INFO Magazine” në Klan Kosova, për të biseduar për këtë ngjarje, ishin të ftuar Fuad Ramiqi dhe zyrtari policor, Rexhep Sijarina  .Në këtë emision përmes linjës telefonike është inkuadruar edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, për të demantuar thëniet e zyrtarit policor se ata kishin pasur kontakte me Bashkësinë Islame për këtë ngjarje, dhe njëherit për t’i dhënë përkrahje publike kërkesave te besimtarëve deri ne piken e fundit.

{jathumbnail off}


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat