
At Fedele është në burg që më 23 janar 2006 kur u akuzua për pesë përdhunime. Murgesha tha se asaj i ishin injektuar ilaçe në trup duke mos i dhënë mundësinë e lëvizjes dhe më pas ishte bërë pre e përdhunuesve. Akuza u përqendrua në personalitetin e priftit, i njohur për pasionin e tij për futbollin, ndërsa mbrojtja theksoi se nuk ka prova.
“T’ju vijë turp të gjithëve: gjyqtarë, murgesha e priftërinj, sepse keni dënuar një të pafajshëm”. Këto janë fjalët e ish-priftit menjëherë pas dënimit: “Keni hedhur baltë mbi një prift të ndershëm. Bëhet fjalë për një komplot. Është faqja më e dhimbshme e shkruar ndonjëherë nga Gjykata e Kosencës”.
Në tetorin e vitit 2007, at Fedele Biskelia u përzu nga Urdhri. Kjo ndodhi pas dhjetërave rasteve që prifti shkonte në ndeshjet e Kosencës dhe ndërsa ulej me ulstrasit mbante në qafë një shall kuq e blu./Corriere della Sera/shekulli/