Kërkesë Kryeministrit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi

Lëvizja “ Bashkohu “ e cila përfaqëson xhematin e muslimanëve në tërë Kosovën i drejtohet Kryeministrit të Republikës së Kosovës me këtë :

KËRKESË

I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës kërkojmë nga ju që ta bëni shkarkimin e menjëhershëm nga funksioni të këshilltarit tuaj politik Blerim Latifi, i cili me datën 01.07.2011 në televizionin publik të Kosovës RTK në emisionin “ Target “ me temën “ feja në Kosovë “ i ka fyer rëndë muslimanët e vendit tonë. Këshilltari juaj ndër të tjera ka thënë : “ju muslimanët pasoni librin ( Kuranin ) i cili është i pavlerë për kohën tonë ngase nuk iu jep zgjidhje problemeve bashkëkohore, ndërsa keni mbetur mbrapa 1500 vite”.

I nderuar Kryeministër ne si musliman të Kosovës nuk duam asesi që në qeverinë e cila na përfaqëson të ketë njerëz të tillë që i fyejnë aq ashpër muslimanët dhe Kuranin e shenjtë. Blerim Latifi në këtë emision të transmetuar nga televizioni publik i Kosovës RTK i akuzoj të gjithë muslimanët e Kosovës. Për çudi kjo deklaratë e Blerim Latifit e bazuar jo në fakte dhe argumente por në emocione dhe urrejtje është tërësisht e ngjashme me deklaratat e zyrtarëve serb të cilët na akuzojnë për ekstremizëm vetëm për ta dëmtuar imazhin e Kosovës.

Blerim Latifi në të njëjtin emision ka thënë se Islami i Gadishullit Arabik është Islami i shkretëtirës i kontaminuar me Islam politik e Islami politik është antiamerikanizmi . Ne jemi të shqetësuar për faktin se një deklaratë e tillë e bërë nga një zyrtarë qeveritarë është skandaloze dhe me pasoja negative për shtetin tonë . Ti akuzosh vendet e Gadishullit Arabik se praktikojnë “ Islam të shkretëtirës “ dhe kultivojnë antiamerikanizëm i dëmton përpjekjet e shtetit tonë për njohje nga këto vende, njohje të cilat aq shumë na duhen.

I nderuar Kryeministër edhe një herë kërkojmë nga ju shkarkimin e menjëhershëm të këshilltarit tuaj politik Blerim Latifi dhe ta vëni para përgjegjësisë për këto deklarata të cilat bëhen shkak që populli i Kosovës të humb besimin në qeverinë e vendit dhe njëherit bëhen shkak për dëmtimin e imazhit të vendit tonë dhe humbjen e përkrahjes nga vendet mike si Arabia Saudite, Turqia e vende të tjera Islame, të cilat janë dëshmuar për miqësinë dhe ndihmën që i kanë dhënë dhe po i japin shtetit tonë.

Ne jemi të bindur se ju si Kryeministër i Kosovë mbroni vlerat e qytetarëve të vendit tonë pa dallim besimi, nacionaliteti apo race ashtu siç kërkon kushtetuta e Kosovës.

 

Me nderime,

Lëvizja “ Bashkohu “
Prishtinë, 11.07.2011

www.bashkohumene.com


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat