Kërkesë

Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi ;

Zv. Kryeministrit të parë z. Behxhet Pacolli ;

Kabinetit Qeveritar dhe

Opinionit të gjerë

KËRKESË

Ne lëvizja ‘’ Bashkohu ‘’ në emër të xhematit të Kosovës jemi të indinjuar dhe ndihemi të fyer rëndë nga deklaratat e këshilltarit politik të Kryeministrit Blerim Latifi, i cili në kuadër të qasjes së tij armiqësore ndaj Islamit dhe myslimanëve e ka përsëritur qëndrimin e tij fyes ndaj Kuranit në debatin televiziv me Baton Haxhiun.

Ne jemi të bindur se Blerim Latifi nuk e përfaqëson qëndrimin e qeverisë , prandaj kërkojmë nga ju që të merrni masa të menjëhershme që kjo fushatë dëmtuese ndaj tolerancës fetare të ndërpritet.

Njëkohësisht kërkojmë nga ju që ti jepni fund diskriminimit që po iu bëhet nxënësve myslimane që bartin shami duke u privuar nga e drejta e tyre për tu shkolluar në shkollat publike të Kosovës.

Kërkojmë nga ju që deri në fillim të vitit të ri shkollor ti bëhet zgjidhje institucionale dhe juridike këtij problemi dhe nxënëset që bartin shami të vijojnë mësimin në shkollat publike të Republikës së Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit , që i garantojnë secilit shkollim dhe edukim të papenguar në shkollat publike. Ashtu siç kërkojmë nga ju aplikimin e lëndës së edukatës fetare në shkollat publike. Gjëra këto të cilat i keni premtuar të gjithë ju gjatë fushatës elektorale.

Në shenjë pakënaqësie ndaj këtyre fyerjeve dhe diskriminimit që po iu bëhen praktikuesve të Islamit në Kosovë, ne do të organizojmë protestë paqësore para ndërtesës së qeverisë së Kosovës me datën 22.07.2011, pas namazit të xhumasë.

Mbesim me shpresë për mirëkuptim dhe realizim të kërkesave tona.

 

Lëvizja ‘’ Bashkohu ‘’

Kryetari Arsim Krasniqi

bashkohumene.com

Prishtinë, 15.07.2011

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat