
Një grup gazetarësh, producentësh e punonjësish televizivë nga pjesë të ndryshme të ish- Jugosllavisë kanë nisur punën. Dega e Ballkanit e Al Xhezirës do ketë studio në Zagreb e Beograd dhe zyra në Stamboll, Podgoricë, Shkup dhe Prishtinë. Menaxheri i përgjithshëm thotë se do transmetohet 24 orë në formatin HD. Për prodhimin dhe transmetimin do përdoret teknologjia më moderne. Pajisjet e blera kanë kushtuar 10 milion dollarë./koha.mk/