
Interesi mbi të gjitha kështu e ka puna, për mos ta dëmtuar interesin dhe partneritetin mes partiak, por nga ana tjetër duke e harruar të kaluarën dhe rrezikun që po i kanoset pushtetit lokal të Bujanocit dikush nuk qan kokën, dhe ndërmerr iniciativa për të shkarkuar shqiptarë.
Kryetari i Asamblesë komunale të Bujanocit Jonuz Musliu, njëherit edhe kryetarë i Lëvizjes së Progresit Demokratik, për ditën e Martë (19.07.2011) me fillim nga ora 10:00 ka caktuar Seancën e pestë të Kuvendit komunal të Bujanocit. Kjo seancë për dallim nga seancat tjera dhe me një marrëveshje brenda koalicionit qeverisës, shqiptaro-serb, do të ketë një mision dhe qëllim shumë specifik dhe të veçantë nga herët e tjera. Kësaj here Kuvendarët “multietnik” siç bëjnë të ditur mediumet lokale nga Bujanoci, do të merren me shkarkime para skadimit të mandatit. Sipas RTV Spektrit, dhunshëm para kohe do të shkarkohet zv.Kryetari i Komunës Mr. Nagip Arifi, Sekretari i Kuvendit Komunal Ismet Ameti, Anëtari i Këshillit Komunal Isak Rashiti, e ndoshta sipas burimeve të këtij mediumi edhe 4 Këshilltarët Komunal Shqiptarë që nuk po pajtohen më me veprimet e këtij pushteti i cili po drejton Komunën e Bujanocit në rrugë që asnjë Shqiptarë as që e ka imagjinuar ndonjëherë. Sipas paralajmërimeve, që ka mësuar ky medium, për këto shkarkime të dhunshme do ta ngrehin dorën dhe do të votojnë disa Këshilltarë Shqiptarë duke iu bashkangjitur edhe ata të nacionalitetit Serbë të Kuvendit Komunal të Bujanocit.
Do të jetë ky një votim i këtij lloji për herë të parë që nga viti 2002 kur Shqiptarëve të Komunës Bujanocit por edhe të tërë Luginës iu desh ta kapnin armën për ti fituar të drejtat e tyre legjitime e që as sot e kësaj dite nuk i gëzojnë siç duhet. A.Tojbe kishte pas thënë: Ndëshkimi më i madh për të gjithë ata që nuk merren me politikë, është që ata qeverisen nga njerëz të paaftë politikisht. Kësaj thënie RTV Spektri ia ka shtuar një tjetër: Çdo popull duhet të ketë fuqinë ose mençurinë, nëse i ka të dyja, lum për atë popull, nëse e ka vetëm njërën jeton disi; po nëse nuk e ka asnjërën, mjerë për atë popull. Ekzistojnë njerëz që e kanë të shkruar për të qenë të marrë, ata nuk bëjnë marrëzira nga dëshira, por ngase i shtynë fati i jetës, Patriotët janë ata që kanë luftuar për liri, por patriotë janë edhe ata që kujdesohen për lirinë. Sipas të njëjtit burim, Bazë e kësaj marrëzie që inshallah na ruan i madhi Zot që të mos ndodhë në Seancën e pestë të Kuvendit Komunal më 19.07.2011 parashihet të jetë; neni 40 pika 4 e Ligjit mbi vetë administrimit Lokal dhe neni 45 pika 5 e statutit të Komunës Bujanocit, dhe mbi marrëveshjen e koalicionit PVD-LPD-UDSH-ës të vitit 2008, si dhe kërkesa e grupit të Këshilltarëve të PVD-së, por gjithnjë duke harruar se ky koalicion në vitin 2008 kishte 21 vota Shqiptare dhe përbënte shumicën në Kuvendin Komunal të Bujanocit përball 19 Këshilltarëve Serb, kurse tashti ky koalicion numëron vetëm 17 vota Shqiptare çka na bënë me dije të kuptojmë se llogaritet në votat Serbe për shkarkimin e Shqiptarëve, vetëm se nuk e dimë cili është çmimi që do të ju paguhet serbeve për këtë shërbim. Siç bënë të ditur RTV Spektri, Pazarllëku tani më vetëm sa ka filluar, materiali për këtë seancë ju ka dërguar Kuvendarëve vetëm në gjuhën serbe, nuk kemi arritur të mësojmë pse?
Edhe njëherë për fund, ruana Zot që kjo e keqe mos të na ndodhë, po që se ndodhi, dihet mbi kë do të bie përgjegjësia./presheva.com/
Shkruan: Mukarrem Ahmeti