Komandanti i Kfor-it takon krerët e bashkësive fetare

Udhëheqësit e tri bashkësive më të mëdha tradicionale në Kosovë dhe komandanti i KFOR-it Gjenerali Erhard Buhler u takuan sot në Prishtinë për të biseduar në mënyrë joformale për çështjet e ineresit të përbashkët.

Udhëheqësit e tri bashkësive më të mëdha tradicionale në Kosovë, Myfti Naim Tërnava nga komuniteti mysliman, Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije nga kisha ortodokse Serbe, Peshkopi Dode Gjergji nga kisha katolike dhe komandanti i KFOR-it Gjenerali Erhard Buhler u takuan sot në Prishtinë për të biseduar në mënyrë joformale për çështjet e ineresit të përbashkët. Udhëheqësit diskutuan për atë se si t’i ruajnë dhe përmirësojnë më tej vlerat fetare, respektin e ndërsjellë të bashkësive fetare dhe kulturën e tolerancës dhe paqes.

Gjenerali Buhler shprehu kënaqësinë e tij për bisedimet të cilat pasqyrojnë frymën e pajtimit në shoqërinë Kosovare. Ndonëse joformal, ai e vlerësoi takimin si historik dhe si rrugë drejt së ardhmes në të cilën të gjitha dallimet etnike dhe fetare do të tejkalohen. Ai shpreson dhe është optimist se bisedime të mëtejshme do të mund të aranzhohen. Komandanti ofroi ndihmën e tij për ngjarje të tilla të rëndësishme të cilat janë në interes të KFOR-it dhe misionit të tij për paqe./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat