Tensionohet situata në ‘Lagjen e Boshnjakëve’

Tensionihet sitauta në ‘Lagjen e Boshnjakëve’, pas një vendimi të administratës së UNMIK-ut për rrëzimin e shtëpisë së Sebahate Selacit, e cila ka filluar ndërtimin e saj ditë më parë, raporton korrespondenti i Koha.net nga Mitrovica. Pak para mesdite dy inspektorë serbë ( të UNMIK-ut),  të shoqëruar nga një patrullë e policisë kanë vendosur në një cep të shtëpisë në ndërtim një vendim me të cilën kërkohet që të ndërpriten punët, sepse qenka ndërtim “ilegal” dhe “do të rrënohet”. Ndërsa, sipas vendimit, të gjitha shpenzimet rreth këtij rasti do t’i bartë pronari i shtëpisë, që në këtë rast është shqiptar. Sebahtja nëse për ndërtim nuk bën kërkesën në administratën e UNMIK-ut, në veri të Mitrovicës, në afat prej 48 orëve, ajo, administrata e UNMIK-ut do të rrezojë shtëpinë e saj. Në anen tjetrë vetë pronarje ka theksuar se kërkesën për ndërtim e ka dorëzuar në komunën e MItrovicës në jug të qytetit. Në pjesën veriore të qytetit në fakt është e pamundur bësh një gjë të tillë për shkak të mungesës së qarkullimit të lirë.

“Unë shtëpinë tim jam duke e ndërtuar në pronën time dhe me çdo mjet nuk do ta mbroj nga rrënimi”, është shprehur ajo, duke shtuar se  administrata e UNMIK-ut  është e përbërë nga strukturat paralele serbe dhe etnikisht e pastër serbe.

Albert Gashi, një ndër fqinjët ka theksuar se Qeveria e Serbisë ka ditë që ka filluar ndërtimin e një banese shumëkatësh në Lagjen e Boshnjakëve, në pjesën lindore. Ne banorët d të organizohemi dhe do të ndalojmë punën e strukturave paralele, ndërsa atë objekt do të rrafshojmë për tokë, ka thënë Gashi./koha/

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat