
Në Beograd, ministrat e brendshëm, Ivica Daciq, dhe Yitzhak Aharonovich janë pajtuar për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të përkrahur njëri-tjetrin për të "ruajtur" integritetin territorial.
Ministri izraelit tha se përkrah përpjekjet e Serbisë për ta mbajtur Kosovën, dhe priste ndihmën e Serbisë për konfliktin me Palestinën.
Palestina do të provojë të fitojë anëtarësimin në OKB në shtator, por Izraeli po bën presion të fuqishëm që një gjë e tillë të mos ndodhë. /indeksonline/