
Policia bënë me dije se 11-vjeçari, me inicialet N. G banues në po këtë fshat, pikërisht në afërsi të banesës së tij, ka vrarë me armë zjarri pistoletë, nga pakujdesia, vëllanë e tij shtetasin A. G., 9 vjeç, transmeton ora-news.
Grupi hetimor kreu të gjitha veprimet e duhura hetimore e proceduriale, në vendin e ngjarjes, ku në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarri tip pistoletë, së bashku me një krehër me 5 fishekë.
Materialet proceduriale në lidhje me këtë ngjarje i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. (INA)