Sulmohet muslimanja për shkak të mbulesës

Sulm i ri fizik dhe verbal ndaj muslimanes së mbuluar në ujëvarat e famshme të Niagares dërgon sinjale shqetësuese, sepse dëshmon rritjen e ndjenjave anti-muslimane, bënë të ditur ueb sajti Buffalo News të shtunën, më 16 Korrik.

"Ajo çfarë duket si krim i izoluar nga urrejtja, nëse analizohet më me saktësi, mund të jetë simptomë shqetësuese në rritje të islamofobisë në shoqërinë tonë", tha Ibrahim Hooper, drejtor kombëtare për komunikim në Këshillin për marrëdhëniet Amerikano-Islame në Washington.Incidenti ndodhi të enjten e kaluar, kur muslimanja 26 vjeçare me origjinë pakistaneze ishte duke ecur në Portage Road, ku duhej të takohej me burrin e saj.

Duke parë gruan, e cila mbi vete kishte ferexhe të purpurt dhe rroba tradicionale pakistaneze, 32 vjeçarja Antoinette S. Ivey, dhe një grua tjetër nga vetura filluan ta fyenin me fyerje etnike dhe racore, duke e quajtur " bloody (e përgjakshme) Paki", emërtim fyes për personat me origjinë pakistaneze.
Ato vazhduan ta fyenin viktimën edhe pasi ajo u takua me burrin e saj.
E shqetësuar, ajo i pyeti pse e fyejnë, por pa dhënë kurrfarë përgjigje ato dolën nga makina dhe filluan ta godasin.
Sipas dëshmitarëve, viktima është goditur në fytyrë, dhe pasi është shtrirë në tokë është goditur disa herë edhe me shqelma, bënë të ditur policia. 
Ajo është tërhequr edhe për flokë, ka pësuar disa ënjtje në kokë, fytyrë dhe trup.
Viktima menjëherë u dërgua në emergjencë në Qendrën medicinale Niagara Falls, ku i është ofruar kujdesi mjekësor, e më pas u lirua.
Policia e përshkroi incidentin si një gjë të rrallë në këtë qytet, ku turistët, pa marrë parasysh prejardhjen etnike zakonisht mirëpriten.
E akuzuar për sulm të shkallës së tretë, si krim nga urrejtja, Ivey u mbajt në burg të qarkut Niagara, duke iu mundësuar të lirohet me kusht, me dëmshpërblim prej 750 dollarësh.
Policia është ende në kërkim të sulmueses së dytë . Për një sulm të tillë pason dënimi me një vit burg, por si krim nga urrejtja, ajo bëhet vepër penale, ku dënimi mund të jetë edhe deri në katër vjet në burgun shtetëror, tha ndihmës prokurori i qarkut Niagara, Petar M. Wydysh.Duke kërkuar një zgjidhje kundër sulmeve anti-muslimane, CAIR u bëri thirrje liderëve politikë dhe fetarë të punojnë për zgjidhjen e këtyre problemeve dhe zhdukjen e shkaqeve të tyre./islamgjakova/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat