Komandot izraelitë kanë hipur në bordin e një varke që po tentonte të thyente bllokadën e Izraelit në Rripin e Gazës.
Një zëdhënës ushtarak tha për agjencinë e lajmeve “AFP”, se varka u mor nën kontroll në mënyrë paqësore dhe se është ankoruar në portin izraelit të Ashdodit.
Ndërsa një grup personash që protestuan kundër bllokadës kanë deklaruar se anija u ndalua nga komandot izraelitë në ujëra ndërkombëtare.
Një aktivist ka deklaruar se “Dignite al Karama” ndodhej 40 milje detare nga brigjet e Gazës kur u rrethua nga katër anije izraelite./tch/