Komunikatë

Lëvizja “ Bashkohu “ i drejtohet xhematit të Kosovës dhe opinionit të gjerë se e anulon protestën e paralajmëruar para ndërtesës së qeverisë së Kosovës me datën 22.07.2011.

Deri te ky vendim Lëvizja “ Bashkohu “ ka ardhur pas deklaratës së Ministrit për arsim , shkencë dhe teknologji MASHT- it Ramë Buja publikuar sot me datë 21.07.2011 në gazetën “ Express “. Ministri Buja ka deklaruar se lejimi i shamisë në shkolla publike është gjë e përfunduar dhe është çështje kohe. Në vazhdim Ministri Buja ka theksuar se asnjë mysliman nuk duhet ta preokupoj fakti që vajzat e tyre po mbesin pa shkollë për shkak të bartjes së shamive. Ministri Buja ka dhënë premtimin se do ta modifikoj udhëzimin administrativ i cili e ndalon bartjen e shamisë në shkollat publike të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu nga burime të brendshme dhe të sigurta nga Kryeministria e Kosovës jemi informuar se Kryeministri i Republikës së Kosovës e ka vënë para përgjegjësisë këshilltarin e tij politik Blerim Latifi për deklaratat e tij fyese ndaj Kuranit.

Shkak tjetër për anulimin e kësaj proteste është edhe protesta e paralajmëruar që të mbahet me të njëjtën datë në ora 12 : 00 , para ndërtesës së qeverisë së Kosovës e organizuar nga veteranët dhe invalidët e luftës .

Lëvizja ” Bashkohu “ përmes kësaj komunikate i informon institucionet gjegjëse dhe opinionin e gjerë se në rast se bartja e shamisë në shkollat publike të Kosovë nuk lejohet deri në fillim të vitit të ri shkollor ashtu siç ka premtuar edhe ministri i MASHT- it, atëherë ne do ti përdorim të gjithë mekanizmat legjitim deri në realizimin e të drejtave tona.

Lëvizja “ Bashkohu “

Kryetari Arsim Krasniqi

Prishtinë

21.07.2011


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat