
Këtë deklaratë, Krasniqi e ka bërë pas një shkrimi të "Kohës Ditore", në të cilin thuhet se "dy avokatë, një shkrimtar dhe një qytetar nga Prishtina, kanë ushtruar një kallëzim penal kundër imamit Krasniqi për katër vepra penale të dënueshme deri në 10 vjet burgim. Shkrimtari Qerim Ujkani, avokatët Bajram Krasniqi e Zef Prenaj dhe Adem Nimani kanë hedhur firmat e tyre në një kallëzim penal kundër këtij imami, duke pretenduar se me ligjëratën e para dy vjetëve për Nënën Terezë ka kryer vepra të rënda penale".
"Këtë e ka bërë "Koha Ditore". Ky medium është medium shumë i poshtër. Këta janë njerëz që ju kënaqet shpirti me luftue këtë shtet. Ata janë kundër Zotit dhe çdo seni që është e mbarë. Ata s'i don as Zoti, as kurrkush. Ata e dijnë, por nuk dojnë me e pranue. Ka kalue ajo kohë kur ti nuk guxon me folë. Liria e të shprehurit është në të gjithë botën...Kjo është pjesë e asaj fushate të kësaj gazete", ka thënë imami Shefqet Krasniqi në një emision të "Tv Vali"./infosot/