Republika e Afrikës Qendrore njeh Republikën e Kosovës

Republika e Afrikës Qendrore është bërë shteti i 77-të që e njeh pavarësinë e Kosovës. Kredencialet tashmë i kanë mbërritur Qeverisë së Republikës së Kosovës ka bërë të ditur një nga këshilltarët e kryeministrit Hashim Thaçi per RTK-në.

Ai ka thënë se lajmin për këtë të arritur do ta publikojë zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, në një konferencë shtypi që do ta mbajë sot në orën 17.00, në ndërtesën e Qeverisë.

Pacolli është i ngarkuar i Qeverisë me çështjen e lobimit dhe prej se ka marrë këtë detyrë aktivitetin e tij lobues e ka përqendruar kryesisht në Afrikë. Megjithëkëtë, prej se ka marr mandatin e dytë, Qeveria ka sjellë vetëm edhe një njohje pos kësaj të Republikës së Afrikës Qendrore – atë të Principatës së Andorrës. Republika e Afrikës Qendrore ndodhet në qendër të kontinentit afrikan, në Afrikën ekuatoriale. Ajo popullohet nga rreth 4 milionë banorë dhe ka për kryeqytet Banguin. Republika ndahet në 14 provinca, 2 prefektura dhe një distrikt.Ky shtet në veri kufizohet nga Çadi, më tutje kufizohet me Sudanin, Republikën Demokratike të Kongos, Republikën e Kongos dhe me Kamerunin./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat