
Cilat janë përshtypjet e juaja për davetin e Luginës së Preshevës?
Unë mendoj sikur në çdo pjesë tek populli shqipëtar edhe në Kosovën lindore daveti është duke ecur dhe ajo është qartë kur e sheh njeriu rinin nëpër xhamia nëpër tubime të ndryshme e sheh si nëpër shkolla edhe nëpër instucione, ku janë mundohen ta praktikojnë Islamin në veçanti namazin, mbulesën, të marrin dituri rreth Islamit aq sa kanë mundësi, mundohen ta organizojnë jetën e tyre, të gjitha këto janë shenja të cilat tregojnë qartë se kjo rini elhamdulilah është drejtë një rruge të mirë dhe të mbarë me emër të Zotit, Por ka nevojë punë më shumë natyrisht nga të gjithë në veçanti nga hoxhallarët
Porosia juaj për lexuesit tanë në prag të Ramazanit?
Porosia ime për lexuesit e faqes tuaj për muajin e madh të Ramazanit, është me u pregatit shpirtërisht në mënyrë psikologjike gjithashtu për me mirëprit këtë muaj këtë musafir të madh të Zotit në mënyrën më të mirë të mundshme, me u fut në të me nijet pendim të sinqert, mu fut në te me nijet në jetë me ndryshu, mu fut në të me nijet në jetë me u spastrue prej mëkateve dhe gjunaheve, mu fut në te me nijet mu ngrit te Zoti ma shum me sadaka, me lexim të Kuranit me punë të hajrit, mu fut në te me nijet për me kontribu ma shumë në shoqëri, me punu ma shumë për këtë din e kështu me rradhë, me jau heshu njerëzve Ramazanin atyre që nuk e agjirojnë familjes dhe shoqërise me ja zbukurue se njerëzit vuajnë nga mosnjohja e të mirave të islamit, Islami është shumë i ëmbël, është shumë i mirë e njerëzit është fakt që nuk e njohin ëmbëlsinë e këti dini të Allahut konkretisht tash Ramazani që është pjesë e këti dini ai që nuk e njeh nuk ja di vlerën ni sendi natyrisht dhe nuk përmallohet për atë send por edhe nuk e do.
Lënda fetare tek ne është duke funksionuar, a ka gjasa që edhe në Kosovë të fillojë mësimi?
Po tek ju është duke funksionuar tek ne ende është largë gjasa ka por janë minimale nuk janë maksimale duhet kohë duhet përpjekje mund dhe bashkim i forcave edhe nga Bashkësia Islame, hoxhallarët por edhe nga shoqëria civile, dhe unë shpresoj te Zoti që mos në afat të shkurtë brenda disa viteve edhe kjo çështje të rregullohet tek ne shpresoj te Zoti Inshalla.
Çështja e shamisë si duket ka marrë një kahje të duhur tek ju, nga deklarata e fundit e ministrit Buja?
Po është e vërtetë deklarata e tij ka qenë inkurajuese shumë shpresë dhënëse dhe natyrisht është prit sepse ata kanë premtu gjatë fushatës zgjedhor se do të bëjnë çmos që do ta rregullojnë çështjen e shamis, unë mendoj se çështja e shamisë tek ne do të rregullohet para lëndës fetare, në realitet është shumë me rëndësi dhe ne nuk do të lëshojmë pe asnjëhere nga ky parim sepse është diskriminim dhe është shkelje e drejtave dhe është dhunë ndaj femrës besimtare me privim të drejtave të saja që të ndalohet ta vijoj shkollën për shkakë të një mbulese që e ka, ajo duhet ti gëzojë të drejtat e barabarta si çdo femër tjetër natyrisht duke ruajtur identitetin e saj.
Porosia e juaja për të rinjët për sezonin e verës?
Për punën e darsmave duhet me pas kujdes mos me knaqë robin e Zotit duke fitu hidhërimin e Allahut, dua të them mos ja bo qefin nanës e babës e dajës mikut e shokut me shku nëpër darsma ku femrat janë lakuriq ku janë përzirje të dy gjinive ku ka muzikë runa Zot ndoshta edhe alkool për me knaqë robin e Zotit në llogari me hidhëru Allahun nuk janë këto parime të shëndosha të dinit, le të hidhërohen edhe familja edhe shoqëria kushdoqoftë ne si muslimanë e kemi haram me shku nëpër ato darsma kushdo që të martohet, duhet ti bojkotojnë ato darsma nëse është patjetër ti si mik e ki ose vlla ose të afërm shko në shtëpin e ti 5 minuta bonja përhajr dërgoja një dhuratë para apo pas darsmës ndërsa në restorant dhe në ato vende ku bëhet ndodhia e tyne ik larg sepse aty të pret hidhërimi i Zotit, Runa Zot njeriu gjatë jetës së tij kalon nëpër faza ku ndoshta një faz që kalon gjatë jetës së tij e fiton hidhërimin e Zotit dhe më Allahu nuk kënaqet me te deri sa ta fute në Xhehnem por edhe përball saj ka qaste që kalon njeriu gjatë jetës së tij ku për një moment ndoshta e fiton kënaqësin e Zotit ku Allahu nuk hidhërohet ndaj ti deri në ditën e gjykimit e ne nuk e dim kur e fitojmë kënaqësin e Zotit e kur e fitojmë hidhërimin e Zotit por duhet ruajtur prej hidhërimit të Allahut dhe prej vendeve në të cilat hidhërohet Zoti, hidhërimi i Tij është çështja e darsmave përzirja e dy gjinive, lakuriqsia e kështu me rradhë, pastaj sa i përket lakuriqsis nëpër rrugë ajo është një dukuri prezente gjithëandej nëpër vende tona edhe nëpër fshatra qe besa është një sfidë e madhe me të cilën ballafaqohemi Allahu na ka urdhëruar që ta ulim shikimin, të mundohemi ti ndalojmë njerëzit, mos ta duam këtë dukuri negative, nisemi nga familja dhe vetvetja jonë e pastaj gradualisht me emër të Zotit edhe me kohë ndoshta do të vetdisohet kjo shoqëri e që kam frikë se do të merr kohë të gjatë Allahu i ruajt këta djem të ri dhe këto vajza të reja prej sherrit të njerëzve dhe gjinëve vërtetë janë sprova të mëdha por ai i cili e tejkalon këtë sprovë ka fituar te Zoti ai i cili bie në te runa Zot. Zoti ju shpërbleft. /presheva.com/