Digjet Pika 1 e doganës

Në orët e pasdites së sotme një grup serbësh i kanë vënë flakën Pikës 1 të doganës në Jarinje, në kufirin Kosovë-Serbi.

Mediat elektronike serbe kanë shfaqur pamje filmike nga vendi i ngjarjes ku shihet grupi prej 50 të rinjsh që e kanë sulmuar këtë pikë kufitare, duke thyer xhamat e objekteve dhe duke gjuajtur koktej molotovi. Rrënimi i pikës së kontrollit është bërë edhe me ndihmën e ekskavatorëve.

Konfirmimin se një grup personash kanë sulmuar dhe djegur vendkalimin kufitar nr. 1 në Jarinë, e ka bërë për Evropën e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu.

Kjo është hera e dytë që Pika kufitare nr. 1 në Jarinje digjet nga serbët. Ngjarja e njejtë ndodhi pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kur u dogjën Pika nr. 1 në Jarinje dhe ajo 31 në Bërnjak./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat