Kfor-i merr situatën në kontroll

Në një intervistë për RTK-në, Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, ka thënë se në veri situata është e tensionuar, por është nën kontroll dhe se nuk ka vend për panik.

Buhler ka konfirmuar se turmat e serbëve kanë djegur vendkalimin në Jarinjë, dhe se ka pasur edhe të shtëna në afërsi, mirëpo sipas të dhënave që disponon ai, nuk ka të lënduar. Gjithashtu edhe pranë pikës kufitare 31 në Bërnjak, Buhler, tha se ka pasur ca incidente, por edhe aty, situata gjendet në kontroll.

Gjenerali Erhard Buhler, ka paralajmëruar të gjithë ekstremistët se KFOR-i është plotësisht i përgatitur dhe ka autorizimin dhe vullnetin për të përdorur të gjitha mjetet për të ruajtur rendin dhe sigurinë në Kosovë. Gjenerali Buhler gjithashtu ftoi për qetësi dhe maturi qytetarët./rtk/



Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat