Tre fëmijët jetimë të policit të vrarë Enver Zymberi

Sokoli 10 vjeç, Xhenetja 8 e Luljeta 6 vjeç janë tre fëmijët jetimë të policitë të vrarë Enver Zymberit. Prej dje ata do të rriten jetimë pa babin e tyre të vrarë. Prej sot ata janë fëmijët e heroit të Kosovës Enver Zymberi. Atyre u është vrarë babai nga një snajper serb, sigurisht pjesëtar i MUP-it serb derisa Enveri me pjesëtarë të tjerë të Njësisë Speciale të Kosovës po kryente aksionin e marrjes nën kontroll dy pikave kufitare në Veri të vendit të cilat deri dje kontrolloheshin nga rebelët serbë, pjesëtarë të strukturave paralele serbe, shkruan “Bota sot”.

Sokoli është nxënës i shkëlqyeshëm. Ka kryer me sukses të shkëlqyeshëm klasën e tretë dhe në shtator do të fillojë klasën e katërt. Kur e pyetëm se a po mërzitet për babain na tha: ”Babi im është vrarë duke luftuar me serbët. Ai është vrarë për Kosovën./gjuhashqipe/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat