
Si i ftuar nderi (njëkohësisht dhe anëtar) në këtë konferencë mori pjesë edhe Rexhep Boja, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Riad të Arabisë Saudite.
Kjo konferencë u shfrytëzua për kontakte me personalitete të shteteve të ndryshme që e nuk e kanë njohur apo dhe prej tyre që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke lobuar për njohje të reja dhe duke ua përcjellë atyre kërkesën për njohje, sidomos pas rezolutës së OKI-it në lidhje me pavarësinë e Kosovës.
I ngarkuari Boja me këtë rast takoi shume delegacione nga shtetet islamike të Afrikës, Lindjes se Mesme dhe Azisë Juglindore, me të cilët u bisedua për njohjen e shtetit të Kosovës. (INA)