Myftiu Tërnava takoj zëvendëskryeministrin turk Bekir Bozdağ

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka takuar sot në Prishtinë zëvendës kryeministrin e Turqisë, Bekir Bozdağ, i cili po qëndron në Kosovën në krye të një delegacioni të lartë të qeverisë së Turqisë.

Myftiu Tërnava e ka falënderuar zv. kryeministrin turk për përkrahjen e parezervë që ka dhënë qeveria dhe populli turk për Kosovën.

Myftiu Tërnava, edhe kësaj radhe vuri në pah rolin që është duke e luajtur diplomacia turke në sensibilizimin e qeverive arabo - islame për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Myftiu kërkoj nga zv. kryeministri turk shtimin e investime turke në Kosovë, më se do të krijoheshin kushte dhe ambient për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reaj të punës.

Myftiu Tërnava dhe zv. kryeministrit turk biseduan edhe për gjendjen e monumenteve të trashëgimisë materiale islame që janë ndërtuar në Kosovë gjatë kohës së Perandorisë Osmane.

Mysafirët turq nesër do të qëndrojnë në Prizren ku do të bëhet përurim të xhamisë  “Sinan pashës” pas i rinovimit të cilin e ka financuar agjencia turke “TIKA”.

Në takim u bisedua edhe për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin  në mes dy bashkësive islame asaj të Turqisë dhe Kosovës të cilat u vlerësuan si shumë të mira./koha/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat