Bllokimi i kushton Serbisë një milion euro në ditë

Autoritetet serbe po bëjnë përpjekje që në bashkëpunim me biznesmenë të gjejnë mënyra, që me gjithë bllokadën, mallrat nga Serbia të arrijnë në Kosovë, thotë Nebojsha Qiriq, ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit Rajonal në Serbi, transmetojnë mediet serbe.

Qiriq thotë se në Kosovë gjatë një viti plasohen mallra në vlerë rreth 350 milionë euro, dhe tani autoritetet në Beograd me biznesmenë po bëjnë përpjekje që të gjejnë mënyra që këto mallra të arrijnë në Kosovë.

Sipas ministrit serb, përfaqësuesit e UNMIK-ut kanë propozuar që çështja e vulave të doganave të Kosovës të zgjidhet në kuadër të marrëveshjes së CEFTA-s, dhe jo në bisedimet Beograd-Prishtinë.

Ministri serb në mbledhjen e djeshme të Kuvendit të Serbisë ka thënë se Beogradi po shqyrton këtë propozim, por aktualisht çështja e vulave të Doganave të Kosovës mbetet në hije të zhvillimeve të tjera në Kosovë, raporton Beta./koha/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat