Lojtari i Kriketit Wayne Parnell konvertohet në Islam

Wayne Parnell është konvertuar ne Islam pas një periudhe studimi dhe reflektimi personal dhe do ta festoj ditëlindjen e tij te 22-të me 5 gusht si një musliman.

Parnell, në një deklaratë të enjten, konfirmoi se u konvertua në fenë Islame në janarin e këtij viti dhe po shqyrton ndryshimin e emrit në Walid, që nënkupton një djalë të porsalindur.

Ende nuk kam vendosur për një emër Islam, kam menduar për emrin Walid që nënkupton një djalë të porsalindur, por tani për tani emri im mbetet Wayne Dillon Parnell. “Do te vazhdoj t’i respektoj rregullat e ekipit rreth pijeve alkoolike. Jam duke luajtur kriket ne Sussex dhe ky është fokusi im i tanishëm”, tha Parnell nga port Elizabeth.

“Pasi po i afrohem periudhës sime të parë te agjërimit kërkoj që kjo kohe e veçantë të trajtohet me respekt. Jam një i ri me profesion kriketer, përderisa vlerësoj dhe jam mirënjohës për interesin publik të jetës sime private zgjedhja e çështjes së besimit është një gjë personale dhe do doja ta mbaja private për publikun”, tha hedhësi majtist i klubit warriors. 

Menaxheri i ekipit Muhammed Musaxhi, musliman, tha se shokët e ekipit të Parnellit, Hashim Amla dhe Imran Tahir, nuk kishin ndikuar në vendimin e tij për t’u konvertuar nga krishterimi në Islam. Muaj më pare Wayne kishe vendosur ta pasoj Islamin tha Musaxhi për kriketerin i cili shkëlqeu gjate kupës botërore interkontinentale ICC-së. 

Vendimi për konvertim ishte bërë nga vet ai, por shtoi se nuk di asgjë për ndryshimin e emrit. 

Bashkëlojtarët tjerë, duke preferuar të mbeten anonim, besojnë që Parnell ishte shume serioz në lidhje me zgjedhjen e tij të fesë dhe ai nuk kishte pirë asnjë pikë alkool, i ndaluar për myslimanët, që nga seria e ndeshjeve të ligës indiane. 

Duke mbështetur mohimin e Musaxhiut që Parnell nuk ishte ndikuar nga lojtari Amla, lojtaret thane se ai asnjëherë nuk ka tentuar ta konvertoj ne besimin e tij, edhe pse ata ishin shume të impresionuar me disiplinën e rrepte që Amla tregoi për fenë e tij duke refuzuar të marr pjesë në festimet ku është përfshirë alkooli, duke qëndruar i palëkundur në namazin e tij të përditshëm dhe duke refuzuar të mbaj veshjen sportive të sponsorizuar nga firma e birrës Jugafrikane ‘Castle Lager’. 

Në dy vitet e para të debutimit të tij, ne vitin 2009 Parnell zhvilloi një reputacion të veshtirë. Në tetorin e vitit 2009 ai u përjashtua nga klubi ‘Warrior’ për shkak të një incidenti në mëngjesin e hershëm në një klub nate në qytetin Port Elizabeth. 

Ai tërhoqi vëmendjen kur u be kapiten për moshat U-19 në kupën botërore të vitit 2008. Ai ishte lojtari me i ri i cili nënshkroi kontratë për moshat 20 vjeç në vitin 2009. 

Ky është krishteri i dyte që konvertohet në Islam, pas pakistanezit Yousuf Youhana (tani Muhammed Yousuf ) në vitin 2006./FRI/


Përgatiti: Naim Berisha


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat