Muaji i Ramazanit i ka zbrazur plazhet e Strugës

Agjërimi i muajit të Ramazanit i ka zbrazur plazhet e Strugës. Pronarët e hoteleve thonë se qarkullimi prej 1 gushtit e këndej iu ka rënë për 80%. Nëse para vetëm një jave nuk ka mundur të gjendet shtrat ose vend i lirë, tani mysafirët mund të numërohen në gishta. Sot bëmë një vizitë nëpër bregun e Strugës dhe thuajse çdo kund pamja ishte e njëjtë. Zbrazët dhe pa notues.”Në plazhin e qytetit të Strugës këtë vit ka qenë fluksi i turistëve mjaft i madh para Ramazanit, kurse në muajin e Ramazanit ka pas një rënie shumë të madhe të turistëve për arsye se turizmin më shumë në plazhin e Strugës e përbëjnë turistë nga Kërçova, Gostivari, Tetova, Shkupi e Kumanova. Mund të them se ka rënë shumë puna në muajin e Ramazanit, 80 përqind e punës ka ra, se s’kemi pasur pastaj punë” , tha Shefi Reçi, pronar i plazhit. “Sezoni zgjati shumë pak. Investuam shumë para, afër 200 000 euro në ndërtimin e objektit. Tani me fillimin e agjërimit, u ul numri i turistëve. Vështirë se para do të nxjerrim. Do t’i presim sezonet tjera. Vera përfundon me ramazanin”, tha Sadik Alla, nga plazhi “Konak”. Për uljen e numrit të turistëve ankohen edhe pronarët e kapaciteteve për vendosje në qytet. “E vërtetë është se ka një rënie e pritur prej një gushtit, priteshe me muajin e Ramazanit, megjithatë nuk menduam se do të jetë kjo rënie kaq drastike, kjo kompensohet me turistët nga Holanda dhe Shqipëria, megjithatë është një rënie evidente që nuk mund të anashkalohet” , tha Agim Poshka, afarist. Hotelierët shpresojnë se pas përfundimit të ramazanit, nëse moti do të jetë i mirë, të paktën gjatë fundjavave në plazhe dhe objektet hotelierike do të ketë mysafirë./alsat-m/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat