
Për dublimin e filmit në gjuhën shqipe janë angazhuar 36 aktorë më të njohur nga Kosova dhe Shqipëria. Ndërsa për realizimin sa më të mirë dhe më cilësor kanë qenë të angazhuar 50 njohës të botës televizive. Dublimi i filmit është bërë nën kujdesin e një komisioni të veçantë të Kryesisë së BIK, ndërsa realizmin e kanë bërë Kompania filmike Audio - Vizuale, Olive Entertainment dhe Kompania filmike Audio Vizuale AA - Tiranë. Filmi i dubluar në shqip së shpejti pritet të shfaqet në TV tona./bi/