Këtë muaj caktohet lokacioni për Xhaminë e Prishtinës

Kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa i shoqëruar nga drejtori i infrastrukturës Ridvan Shahini dhe drejtoresha e Urbanizmit, Luljeta Sokoli, kanë inspektuar të dielën punimet, të cilat po zhvillohen në rrugët “Fehmi Agani” dhe “UÇK”, si dhe ka inauguruar rrugën përreth stadiumit, prapa “Pallatit të rinisë”.

Me këtë rast i pyetur nga gazetarët rreth ndërtimit të Xhamisë në Prishtinë, kryetari Mustafa ka theksuar se gjatë këtij muaji do të caktohet lokacioni për ndërtimin e Xhamisë më të madhe në kryeqytet, kjo për shkak të pritjeve të komunitetit myslimanë dhe muajit të Shenjtë të Ramazanit./botasot/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat