Më 20 gusht manifestim dhe tribunë islame në Grenchen

Në prag të fillimit të ndërtimit të Qendrës Kulturore Shqiptare Islame në Grenchen të Solothurnit, Bashkësia Shqiptare Islame e Grenhenit, organizon Manifestimin e madh me tribunë Islame më 20 gusht 2011, duke filluar nga ora 18.30. Në këtë manifestim të madh, do të marrin pjesë musafirë të çmuar nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, si Naim Ef.Tërnava, Sulejman Ef.Rexhepi, Dr.Shefqet Krasniqi, Dr.Adnan Ahmedi, Adem Ramadani, Hfz.Aziz Alili, Hfz.Xhemajl Nuhiu, Arsim Fazlia, Sara Tujani, Avni Sulejmani, ndërsa moderator Ermir Hoxha. Në këtë manifestim është paraparë vende edhe për femrën shqiptare, pra pjesmarrja është për meshkuj dhe femra. Adresa: Luxory, Malenstrasse 6, 2540 Grenchen, për çdo kontakt mundeni të kontaktoni tek Ferid Sulejmani në këtë numër tel: 0767407307.

Të gjithë bashkatdhetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë manifestim të nderuar, do të participojnë edhe për ngritjen e Qendrës Kulturore Shqiptare Islame në Grenchen dhe hyrja do ta ketë një çmim modest prej 15 sfr. Luten të gjithë ata që dëshirojnë të jenë prezent, të vijnë me kohë, sepse është paraparë se do të marrin pjesë një numër shumë i madh i bashkatdhetarëve tanë nga të gjitha trevat shqiptare. Këshilli organizativ paraprakisht falënderon të gjithë ata që punuan, që po punojnë dhe që do të marrin pjesë në këtë aktivitet të madh, në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe me një qëllim shumë të madh dhe përfitues do të jetë e gjithë shoqëria. Në këtë manifestim do të merr pjesë edhe TV DIASPORA-RTK, kosovaere.ch, presheva.com, medvegjaere.net, gazeta ditore Zëri e kështu me radhë. Pritet që musafirë do të jetë edhe ministri i diasporës në Republikën e Kosovës Ibrahim Makolli dhe shumë personalitete e vepritmarë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë. Dashnim HEBIBI/presheva.com/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat