
Një grup ligjvënësish të drejtuar nga nënkryetari Amir Ahmeti, kanë ngritur krye kundër liderit të partisë, ministrit aktual të Shëndetësisë, Ferid Agani, të cilin e akuzojnë se nuk po e implementon planprogramin e partisë. Ahmeti, bashkë me dy deputetë të tjerë të PD-së, ka kërcënuar se do të tërhiqet nga Grupi parlamentar i Aleancës Kosova e Re, në rast se në Kuvend nuk kalon projektligji për zbatimin e lëndës së Edukatës Fetare në shkollat publike si dhe nuk ndryshon rregulloja e qeverisë për lejimin e mbulesës nëpër institucione, shkruan “Zëri”.
Ndërkaq, njëri nga anëtarët e kryesisë së PD-së, në kushte anonimiteti, ka thënë se pos Ahemtit, nga partia dhe koalicioni mund të ikin edhe Jeton Sviraca dhe Gzim Kelmendi. Madje, sipas tij, me këtë rast mund të ikin edhe dy deputetë të AKR-së, të cilët janë të pakënaqur me emërimin e Myzejene Selmanit, si shefe të Grupit parlamentar të AKR-së./gjuhashqipe/