
Ne si lëvizje e cilësojmë këtë si rastin e radhës të diskriminimit në baza fetare të femrës myslimane që mbanë shami në Kosovë. Vendimi i drejtorit Gani Demolli për largimin nga puna të Lindita Bajgores është një vendim arbitrar , i pashkruar dhe i pa arsyetuar që përbën shkelje të të drejtave të viktimës njëherit paraqet rast të urrejtjes dhe diskriminimit në baza fetare.
Ne bëjmë thirrje që ky vendim të anulohet dhe Lindita Bajgora të vazhdojë punën në këtë qendër ashtu siç kishte punuar deri në momentin kur kishte vendosur të mbante mbulesë islame. Ne njëherit e njoftojmë drejtorinë e kësaj shoqate dhe opinionin e gjerë se së shpejti do ti drejtohemi organizatës “ Love Bridge “ me seli ne Gjermani për ta njoftuar për rastin e Linditës dhe për të kërkuar nga ata që ajo të kthehet sa më parë në punë.
Lëvizja “ Bashkohu “