Njëri prej lojtarëve më të mirë të Realit, Mesut Ozil njihet për natyrën e qetë në fushë dhe fair-playn. Të pakta janë ndërhyrjet e tij të ashpëra ndaj kundërshtarëve. Megjithatë ai në përfundim të ndeshjes kundër Barcelonës, të mërkurën mbrëma, u shfaq i nervozuar duke tentuar ti qëronte hesapet fizikisht me David Villan.
Të dy u dënuan me karton të kuq nga gjyqtari por askush nuk e ka komentuar ende arsyen e incidentit.
Nëpër internet po qarkullojnë fjalët e Ozilit, turko-gjermanit të natyralizuar por ende nuk janë të konfirmuara. Sic raportohet në disa media, Ozil ka thënë se u nevrikos për shkak të ofendimit ndaj fesë muslimane që i bëri Villa. "Reagova për ta mbrojtur fenë pasi David VIlla më ofendoi në Islam" janë fjalët e tij. Gjithnjë ende të pakonfirmuara zyrtarisht. /indeksonline/