
Ndërsa sot (E premte), Dincer ka arritur në Prishtinë, e kësaj radhe me një kërkesë të pazakontë: të ndryshohen tekstet e historisë që e mësojnë shqiptarët, veçmas kapitujt ku përdoren fjalët fyese për Turqinë. I dëgjueshëm është shfaqur ministri kosovar, Ramë Buja, i cili ka thënë se komisionet e krijuara për këtë cështje do të verfikojnë faktet në mënyrë që të bëhen ndryshimet në tesktet shkollore.
"Nuk u tha se do të ndryshohet historia, u tha që do të korrigjohen ata kapituj ku ka pjesë fyese për popullin turk. Kjo do të korrigjohet dhe jo të ndryshohet historia, sepse nuk mund të ndryshojmë historinë e cila ka ndodh. Kjo do të ndodh duke qenë të përbashkëta të dy komisionet shumë profesionale në këtë drejtim", ka thënë ai.
Me këtë logjikë të ndryshimit të historisë, varësisht çfarë epoke po jetojmë: të komunizmit, të pas clirimit, një ditë - edhe serbët do të dalin për shqiptarët si fqinjët më të mirë. E mbase në vitet në vijim, nxënësit shqiptarë do të mësojnë në tekstet e historisë se Gjergj Kastriot Skenderbeu nuk ka qenë një hero por një tradhëtar i Sulltanit. /indeksonline/