Kosova e fiton njohjen numër 81. Bëhet fjalë për Shën Lucien, pjesë e Caricomit, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.
Këshilltari për media i ministrit Hoxhaj, Artan Behrami ka thënë në një konferencë shtypi se deri tek njohja ka ardhur pas një takimi ndërmjet ministrit Hoxhaj dhe homologut të tij nga Shën Lucia.
Shën Lucia (Saint Lucia) gjendet në Karaibe dhe është pjesë e Caricomit. Ka një territor prej 616 kilometrash katror dhe është pavarësuar nga Britania e Madhe në vitin 1979. Ka rreth 174 mijë banorë dhe kryeqyteti i saj është Castries. /indeksonline/