
“I kemi arrestuar 5 serbë të cilët thonë se janë punëtorë të ndërtimtarisë, por ne mendojmë se ata janë snajperistë pro-Gaddafi. Ata janë të sigurtë dhe brenda aeroportit ndërkombëtar”, ka thënë njëri prej kryengritësve Ahmed Mehdi, raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP.
Mehdi ka thënë se kryengritësit po e sigurojnë rrugën që çon drejt aeroportit, dhe e cila për momentin kontrollohet nga ta, por po sulmohet nga forcat e Gaddafit.
Kryengritësi ka pohuar se kanë arrestuar edhe të tjera luftëtarë afrikanë që kanë luftuar me para për Gaddafin. Edhe më herët është raportuar se ka mercenarë serbë që kanë shkuar për të luftuar për regjimin diktatorial të Gaddafit. /indeksonline/