Arben Rrozhani
Programi kuadër mbështetej te disa marrëveshje të nënshkruara mes dy vendeve, nga ajo kulturore, e lidhur në Ankara, më 2 shkurt 1989, deri te marrëveshja për bashkëpunimin shkencor ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Turke të Shkencave të nënshkruara në Ankara, në 2001. Synimi ishte shkëmbimi i materialeve të informimit dhe publikimeve në lidhje me programet e tyre arsimore, sistemet arsimore dhe organizimin e arsimit në vendet e tyre.
Në nenin 2 të vendimit materializohet edhe këresa zyrtare e kryeministrit Erdogan, drejtuar homologut shqiptar, Berisha për rishikimin e historisë, apo siç thuhet në tekst përfitimin e korrigjimeve të pasaktësive në to. Ky nen thotë: “Në emër të Palëve, Ministria e Arsimit Kombëtar të Turqisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë shkëmbejnë atlaset, si dhe tekstet e gjeografisë dhe historisë që tashmë përdoren në arsimin fillor dhe të mesëm dhe paraqesin vlerësimet, vërejtjet dhe komentet e tyre me qëllim përfitimin e korrigjimeve të pasaktësive në to në lidhje me secilin prej të dy vendeve, duke iu referuar orientimeve të UNESCO-s dhe Këshillit të Europës dhe praktikës së vendosur ndërkombëtare”.
Pika 2 e nenit 2 thotë më tej se: “Takimet e ekspertëve për këtë qëllim mbahen siç kërkohen nga rasti, hollësitë e të cilave shtjellohen me anë të kanaleve diplomatike”, ndërsa pika 3 shton se: “Palët mbështesin krijimin e marrëdhënieve të partneritetit ndërmjet shkollave të arsimit të mesëm të të dy vendeve”.
Teksti turk: Osmanët jo pushtues, por administrues miqësorë?!
Portreti i Perandorisë Osmane në librat e historisë mbetet në qendër të një debati të ashpër si për shqiptarët krishterë, ashtu dhe për shqiptarët muslimanë. Kur Dorina Zhupa vendosi të përfitonte nga kurset falas të gjuhës turke në Tiranë, ajo e gjeti veten mes një leksioni historie, të cilin nuk e priste aspak. Teksa 27-vjeçarja ishte përgatitur ta ndiqte atë leksion duke praktikuar turqishten, ajo u çudit kur zbuloi se Shqipëria nuk kishte qenë kurrë një vend i nënshtruar ndaj Perandorisë Osmane. Osmanët nuk kishin qenë pushtues por administrues miqësorë, kishte deklaruar profesori. “Po diskutonim për historinë e Shqipërisë dhe në një pikë të diskutimit unë thashë se Shqipëria ishte çliruar nga pushtimi turk në vitin 1912. Megjithatë, Profesor Derjaj më korrigjoi menjëherë duke thënë se në fakt, Perandoria Osmane e kishte administruar Shqipërinë dhe nuk e kishte pushtuar”, tregon Zhupa. Dhe profesori i kursit të rreth një viti më parë – kurs i financuar nga qeveria turke – i qëndron deklaratës së tij. Adriatik Derjaj, profesor i turqishtes moderne dhe gjuhëve të epokës Osmane në Universitetin e Tiranës thotë: “Perandoria Osmane ishte një konglomerat kombesh me mundësi të barabarta. Rreth 36 persona që kanë sunduar perandorinë kanë qenë me gjak shqiptar”. “Mendoj se bashkëjetesa me Osmanët u mirëprit nga shqiptarët. Nëse analizojmë gjuhën dhe zakonet e shqiptarëve sot, mund të kuptojmë se shqiptarët dhe turqit jetuan bashkë dhe turqit u mirëpritën”. Vezirët e mëdhenj osmanë përmbushnin de facto funksionet e kryeministrit dhe drejtonin perandorinë. Vetëm Sulltani ishte më lart se ata në hierarki. Megjithatë, si shumë shqiptarë të tjerë, Zhupa kishte mësuar shumë pak mbi këta vezirë të lindur shqiptarë. Por ama ajo kishte mësuar ndërkohë se osmanët pushtuan Shqipërinë dhe e mbajtën vendin nën zgjedhë për pesë shekuj deri në Luftën Ballkanike 1912-1913.
Nacionalizmi rishtar
Ndërsa pikëpamjet e Derjaj mund të jenë kundërshtuese për shqiptarët, ai sigurisht që nuk është vetëm kur ngre pikëpyetje nëse sundimi osman në Shqipëri ishte pushtim i dhunshëm. Shumë historianë besojnë se në vigjiljen e rënies së Perandorisë Osmane në Europë, udhëheqësit e rinj shqiptarë dhe baballarët e kombit, vendosën qëllimisht të ndërtojnë një identitet të ri, unifikues, perëndimor që e përcakton të shkuarën osmane si një aksident tragjik.
Në një formë të ngjashme, historitë zyrtare të vendeve të tjera të Ballkanit, veçanërisht Bullgaria dhe Serbia, e përshkruajnë të shkuarën e tyre në llogoret e një lufte shekullore për t’u çliruar nga zgjedha osmane. Megjithatë, ndërsa këto vende me shumicë të krishtere mund ta rrëfejnë historinë e tyre me një farë kollajllëku, çështja mes shqiptarëve me shumicë myslimane bëhet disi më komplekse.
Ideja e një identiteti kombëtar shqiptar, ishte e re, duke marrë parasysh se myslimanët shqiptarë ende njiheshin si ‘turq’ dhe të krishterët si ‘grekë’, deri në shekullin XX. Në përpjekje për të bashkuar dhe fuqizuar Shqipërinë që sapo kish fituar pavarësinë, elitat politike zhvlerësuan dallimet fetare, duke zgjedhur që të përqendroheshin në prerjen e lidhjeve me të shkuarën osmane.
Fjalët turke u spastruan nga gjuha shqipe dhe ata vezirë të mëdhenj që u lindën shqiptarë dhe sunduan Perandorinë Osmane, as që përmenden në të dhënat zyrtare të historisë së vendit. Versioni shqiptar i ripublikuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, thotë se udhëheqësit politikë të Shqipërisë së re komuniste besuan se nënshtrimi i identiteteve personale në favor të vetëdijes dhe edukimit kombëtar do të ndihmonte emancipimin e kombit shqiptar nga fanatizmi, prapambetja, intoleranca dhe ndasitë fetare.
Ky identitet i ri post-osman dhe qëllimisht perëndimor, u farkëtua në kurriz të saktësisë historike, sipas disa historianëve, sepse këta udhëheqës të rinj – disa prej të cilëve ishin ish-zyrtarë të Perandorisë Osmane ne menyre qe ti ruajnë vendet e tyre – e panë të udhëz që në mënyrë të rreme, të fryjnë rezistencën shqiptare ndaj kinse “shtypësit osman”.
“Krijimi i një identiteti perëndimor ishte çështje mbijetese në vende të caktuara profesionale për elitat shqiptare në fund të shekullit të 19”, shpjegon sociologu shqiptar Enis Sulstarova. “Kjo histori që i përshkruan turqit thjesht si armiq të shqiptarëve, filloi në fund të shekullit të 19, pjesë e një procesi komb-formues të njohur si ‘rilindja kombëtare’… kjo praktikë e tregimit të historisë me tone nacionaliste vazhdoi gjatë komunizmit dhe vazhdon edhe sot. “Sot, trashëgimia e Perandorisë Osmane në Shqipëri konsiderohet përgjegjëse për pothuajse çdo problem ekonomik, kulturor dhe politik kurse e verteta është ndryshe. Ky është një historicizëm banal, ku shumëkush e gjen më të thjeshtë t’ua faturojë turqve problemet e së tashmes. Disa thonë se po të mos ishim pushtuar nga osmanët (të cilëve u referohen thjesht si turq), ne do të ishim një komb perëndimor i zhvilluar”, thotë Sulstarova e në të vërtet do të ishin të asimiluar.
Propaganda
Historianët, më së shumti bien dakord që të dhënat historike shqiptare janë influencuar nga propaganda nacionaliste gjatë ‘rilindjes kombëtare’ të shekullit të 19 dhe gjatë regjimit komunist të gjysmës së dytë të shekullit të 20. Ferid Duka, historian dhe specialist i epokës osmane në Universitetin Europian të Tiranës thotë: “Historia shqiptare gjatë komunizmit e përshkruante periudhën osmane në një formë jashtëzakonisht negative, duke theksuar në mënyrë të tepruar… prapambetjen, nënshtrimin dhe dhunën e ushtruar nga osmanët dhe duke e përcaktuar atë periudhë thjesht përmes kryengritjes popullore ndaj sundimit osman”.
“Kjo pikëpamje gjithashtu, dominoi edhe historiografinë e vendeve të tjera në Ballkan, por në një shtrirje më të kufizuar. Arsyeja kryesore e kësaj lloj historie ishte thjesht se ideologjia zyrtare e komunizmit diktonte që çdo realitet i krijuar nga sundimi i huaj duhet konsideruar e errët dhe të urrehet kurdoherë”, shpjegon Duka. Në fakt, të dhënat historike të shumë vendeve të Ballkanit janë kritikuar me forcë si të njëanshme dhe se përmbajnë përshkrime paragjykuese të osmanëve dhe të vendeve fqinje. Aq e vërtetë kjo sa në 1998-n, Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Europën Juglindore, caktuan një grup prej 60 historianësh nga 11 vende të kësaj zone për të rishikuar librat e historisë.
Në shtator të 2010-s, grupi në fjalë nxori katër libra të rinj për t’u përdorur nga mësuesit e historisë në Ballkan. “Librat e rinj… nuk ofrojnë një të ‘vërtetë’ të re dhe të vetme mbi kundërshtitë e së shkuarës”, thotë historianja Dubravka Stojanoviç, redaktore e librave të historisë së Serbisë.
Pavarësisht mosmarrëveshjeve historike që na mësoi sistemi komunist ndërmjet Ankarasë dhe Tiranës mbi të shkuarën osmane, Turqia shihet sot si një vend miqësor dhe mbrojtë karshi Sllaveve dhe Greqies. Shpesh duke iu referuar si një “komb vëlla”, Ankaraja është aleati i përzgjedhur, kur puna vjen te influenca turko-greke në Shqipëri. Përfitimet ekonomike, gjithashtu, kanë shërbyer në tejkalimin e mosbesimit historik, dhe tashmë Turqia është një nga investitorët më të mëdhenj në Shqipëri me zotërime strategjike në industritë e telekomunikimit dhe financës, arsimit të lartë dhe ndërtimit.
(Marrë nga Balkan Insight)
Rilindja osmane nis nga Ankaraja
Qeveria në Ankara ka marrë përsipër të përballet me vështrimin negativ mbi osmanët, të përhapur ndër shqiptarët, duke financuar bursa studimi mbi historinë osmane dhe duke publikuar libra të rinj në Shqipëri.
Ahmet Davutoglu, ministri i Jashtëm turk, ka zgjedhur qëllimisht që ta vendosë në këtë kontekst, periudhën e shekujve të 16 dhe 17 – ‘epoka e artë’ e perandorisë, së cilës gjithashtu, disa historianë i referohen si “Pax Ottomana”. Gjatë kësaj periudhe, Perandoria Osmane sundoi deri dhe Hungarinë, dhe udhëheqësit e saj ndërmorën ndërtimin e disa prej punëve më madhështore të arkitekturës osmane – duke veçuar Xhaminë Sulejmanije, apo Xhaminë Blu në Stamboll. Në të njëjtën periudhë, qyteza të reja u krijuan në Ballkan, duke përfshirë këtu edhe Tiranën, sot kryeqytet i Shqipërisë,dhe qyteza tjera në teritoret shqiptare.
Në Bosnjë, osmanët ndërtuan të famshmen Urë të Drinas – e përjetësuar nga Laureati jugosllav për Çmimin Nobel, shkrimtari Ivo Andric në romanin e tij të shquar “Ura mbi Drina”. Gjatë kësaj periudhe, kullat e sahatit filluan të shfaqen për herë të parë në qytetet e Ballkanit. Gjatë një vizite zyrtare në Tiranë në tetor 2009, Davutoglu deklaroi se vendet e Ballkanit dhe Turqia ndajnë një “histori, fat dhe të ardhme të përbashkët”, duke na kujtuar se “gjatë shekullit të 16, qytetet në Ballkan ishin më të pasura se ato në Europën Perëndimore”./shekulli.com.al/
{jathumbnail off}