Komuna e Prishtinës miraton lokacionin për xhami të re

Komuna e Prishtinës ka miratuar ndarjen e lokacionit për ndërtimin e një xhamie të re. Në komunikatën e komunës thuhet se është miratuar lokacioni sipas kërkesës së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ndonëse kjo bashkësi ka kërkuar që xhamia të ndërtohet afër Institutit Albanologjik - gjegjësisht te çerdhja “Gëzimi Ynë”, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, tha se lokacioni te Posta, është shumë i përshtatshëm.

“Ne sot në Këshillin e drejtorëve, kemi përcaktuar lokacionin për ndërtimin e xhamisë, e cila ka qenë kërkesë e kahershme e Bashkësisë Islame dhe qytetarëve të Prishtinës. Lokacioni është caktuar tek Posta e re, me një sipërfaqe rreth 78 ari. Është një vend qendror i Prishtinës, është një lokacion shumë i përshtatshëm dhe kemi bërë përpjeke që caktimi i këtij lokacionit të mos ndikojë tek zhvendosja e shërbimeve tjera”, ka thënë Mustafa.

“I është lënë hapësirë Bashkësisë Islame se në rast se ata kanë kërkesa të tjera, atëherë të heqim dorë nga ky lokacion dhe të caktojmë një lokacion tjetër në Prishtinën e Re, i cili do të ishte shumë më i madh dhe që do të ndërtohej një Xhami më e madhe që do t''''i plotësonte të gjitha kërkesat që janë paraqitur deri më tani, 
dhe po ashtu do të ndërtoheshin edhe objekte tjera përcjellëse si objekte leximore dhe objekte të tjera që kërkon një qendër e tillë”, ka thënë kryetari Mustafa. 

Por, bëhet e ditur se Bashkësia Islame e Kosovës nuk e pranon propozimin e Komunës së Prishtinës, për ndërtimin e xhamisë së madhe në hapësirën ndërmjet Postës së re dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare. 
Sekretari i BIK-ut, Resul Rexhepi tha për gazetën Express se qëndrojnë prapa kërkesës së mëhershme të BIK-ut, që Xhamia të ndërtohet përballë Institutit Albanologjik gjegjësisht në vendin ku është çerdhja ”Gëzimi ynë”. ”Janë tri arsye që ne nuk pranojmë; e para është hapësirë e vogël, është larg qendrës dhe thjesht nuk na konvenon”, tha Rexhepi për Express./RTK/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat